Juve në merkato, hedh grepat te Roma, Sassuolo dhe Udinese! Objektivat

by admin
Spread the love

Juventusi i ri ka nisur të ndërtohet që në janar, kur bardhezinjtë blenë nga Fiorentina sulmuesin Dusan Vlahovic. Hapi i dytë ishte vendimi për të mos rinovuar me Paulo Dybala.

Në kushtet kur edhe Alvaro Morata është në pikëpyetje (ka klauzolë 35 milionë euro për ta blerë, klubi nga Torino do ulje nga Atletico Madrid), te Juventusi po mendojnë për emra të tjerë.

Tuttosport shkruan se Giacomo Raspadori dhe Nicolo Zaniolo janë objektivat më të rëndësishëm, por jo të vetmit që Juventusi ka.

Së fundmi është piketuar edhe një mbrojtës i djathtë dhe ai është Nahuel Molina i Udineses, i cili këtë sezon në Serie A ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste. / oversport.tv

You may also like