Justin Bieber e DiCaprio shpëtojnë nga të shtënat në festën e reperit problematik në Los Angeles

by admin
Spread the love

Justin Bieber me bashkëshorten Hailey Bieber shiheshin duke dalë me nxitim nga një bar ekskluziv mbrëmë në Los Angeles pas të shtënave me armë që ndodhën në festën e reperit të kontestuar amerikan Kodak Black, ku tre persona u plagosen.

Diskoteka e njohur po mbante një festë pas performancës së reperit në qendrën Pacific Design, ku gjithashtu merrnin pjesë emra si Leonardo DiCaprio, Tobey Maguire, Khloé Kardashian e Kendall Jenner.


Në orët e para të mëngjesit reperi problematik ishte parë jashtë klubit me kolegët performues Gunna e Lil Baby.

Burimet e rrjetit TMZ raportonin se fillimisht ata ishin duke qeshur e duke biseduar “por më pas nisi një sherr, ku Kodak tentoi të godiste me grusht dikë …dhe më pas u dëgjuan të shtënat.”

“Sherri besohet se nisi me dikë nga miqtë e Kodak Black,” tha një dëshmitar. “Të tjerë ndërhynë në përleshje, u dëgjuan të shtëna …dhe më pas kishte vetëm kaos.”

Polici tha se ishin qëlluar një total prej 10 të shtënash mes të cilave tre persona u plagosën ose nga plumbat ose në mënyra të tjera.

“Një viktimë kishte plagë në shpatull, një tjetër në të pasme dhe një i tretë ishte qëlluar në këmbë”, thanë burimet e mediave vendase.

Ata u transportuan në spital dhe për fat të mirë janë në gjendje të stabilizuar.

Kjo nuk është hera e parë Kodak Black përfshihet në episode dhune teksa është arrestuar nga policia disa herë gjatë viteve me akuza drogash deh armëmbajtjeje.

Në mars 2020, ai u shpall fajtor për zotërim armësh dhe kreu disa muaj në një burg federal.

Ndërsa në fillim të vitit u shpall fajtor për sulm fizik dhe rrahje, për të cilat u dënua me 18 muaj burg.

Mbrëmë pas të shtënave çifti Biebers ishin larguar me shpejtësi nga ambjentet, të ndihmuar nga rojet e tyre trupore.

Përfaqësuesit e Kodak Black nuk iu përgjigjën sot kërkesave për komente.


Lexo lajme interesante

You may also like