Juristja Kusari: Transparenca e Kuvendit është zvogëluar dukshëm

by admin
Spread the love

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka kritikuar punën e Kuvendit të Kosovës lidhur me transparencën me publikun.

Sipas saj, mbledhjet e komisioneve nuk janë duke u transmetuar “LIVE” në Facebook.

“Ndalimi i transmetimit na ka cenu te drejtën qe t’i ndjekim diskutimet ne komisione. Tash duhet te mjaftohemi me disa komunikata te thata qe nuk thonë kurgjo (shihni faqen e Kuvendit per t’u bindur)”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Le te jete e qarte: transparenca e Kuvendit te Kosoves eshte zvogeluar dukshem ne legjislaturen aktuale.

Mbledhjet e komisioneve, qe jane teper te rendesishme per te pare performancen e deputeteve dhe partive politike, nuk transmetohen me live ne Facebook sic ka ndodhur me heret.

Ndalimi i transmetimit na ka cenu te drejten qe t’i ndjekim diskutimet ne komisione. Tash duhet te mjaftohemi me disa komunikata te thata qe nuk thone kurgjo (shihni faqen e Kuvendit per t’u bindur).

Transmetimi na pat mundesu qe live ose kurdo qe kemi pase kohe me i kqyre mbledhjet, me i analizu, me i citu deklaratat e deputeteve, me reagu etj. Tash duhet me u shetite portal ne portal per me pase nje pasqyre te plote te zhvillimeve ne nje komision. That’s not OK!

Mbledhjet e komisioneve duhet te transmetohen live ASAP. Kur krijohet nje precedent pozitiv ne transparence, sic ka qene rasti me Kuvendin tone, nuk duhet te kthehemi prapa. Kjo eshte regres ne transparence.

Ne qesi raste, te pakten opozita duhet me u aktivizu e jo me flejte ne gjume ose me u marre me sene absolutisht koti.

Lexo lajme interesante

You may also like