Juan Jesus: “Acerbi? Ai shkoi pak larg me fjalët e tij, por kërkoi falje”

by admin
Spread the love

Juan Jesus, mbrojtësi i Napolit, foli për DAZN në fund të ndeshjes kundër Interit në të cilën shënoi golin e barazimit për kampionët në fuqi.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë, në pjesën e dytë luajtëm vetëm ne. Barazimi është në favorin tonë, por edhe ne mund të kishim fituar, kjo tregon forcën e këtij grupi që janë kampionë të Italisë”.

A besoni në kualifikimin në Champions League?

“Duhet ta luajmë deri në fund, matematika ende na jep mundësinë të ëndërrojmë, kemi përplasje direkte në shtëpi. Duhet të japim gjithçka për të shkuar në Champions League”.

Çfarë ndodhi me Acerbin?

“Ai shkoilarg me fjalët por kërkoi falje, është djalë i mirë dhe kur mbaroi ndeshja gjithçka ishte në rregull. Shpresoj të mos ndodhë më sepse është djalë i zgjuar”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

You may also like