Josa: Nuk prisja gjë nga skuadrat e tjera, të fitojmë finalen e Kupës

by admin
Spread the love

Ndonëse arriti të fitojë përballë Kastriotit, Vllaznia nuk arriti që të sigurojë një vend në Kupat e Europës përmes kampionatit dhe tashmë finalja e Kupës së Shqipërisë përballë Laçit merr një rëndësi akoma më të madhe.

Tekniku i shkodranëve, Mirel Josa ka folur për “Supersport” për situatën ku ndodhet Vllaznia.

“Nuk më ka interesuar fare të shoh ndeshjet e tjera. Ne vareshim nga ndeshjet e tjera, por më intereson skuadra ime Dua që të shkojmë sa më të konsoliduar në finalen e Kupës. Kurrë nuk kam pritur gjë nga skuadrat e tjera. Më intereson fitimi i ndeshjes. Ka probleme për t’u zgjidhur.

Finalja? Kupa do të luhet si një ndeshje futbolli, të fitojë më i miri. Nuk ka fare presion, çfarë presioni mund të ketë? Ne dhe Laçi do të luajmë për të fituar Kupën.

Ekipi? Nuk mendoj për sezonin e ardhshëm, dua që këta lojtarë të jenë në gjendje sa më të mirë. Kemi edhe një betejë tjetër”, ka thënë Josa. / Oversport.tv

You may also like