Josa: Luajtëm në mënyrë të ngadaltë, nuk më pëlqeu egoja e skuadrës

by admin
Spread the love

Drejtpërdrejtë nga emisioni “TI BO GOL” në Oversport, tekniku i Vllaznisë komentoi humbjen përballë Erzenit. Ai u shfaq i zhgënjyer nga lojtarët e tij, si dhe komentoi mbi merkaton dhe objektivat e klubit.

“Rezultati thotë që e fitoi Erzeni dhe kur dy skuadra vihen përballë njëra tjetrës do të thotë që Erzeni ka bërë punë më të mirë se ne. Nuk mund të them nënvlerësim por ishte i vendosur mirë në fushë sidomos në dyluftime. Megjithëse ne ishim me tre mesfushorë ata fituan dyluftimet dhe bënë rinisjet për sulm.

Më vjen keq që pësuam golin në atë mënyrë, më vjen mirë për djalin që shënoi. Luajtëm shumë ngadal në ndërtimin e aksioneve dhe luajtëm në zona shumë të cekta të kundërshtarit.”

MERKATO– “Është thjesht një ndeshje dhe nuk mund të themi që merkato do të na rregulloj direkt. Me këtë gjendje që ne kemi dhe stërvitjet, sot nuk më pëlqeu as egoja e skuadrës. Merkato është diçka tjetër që nëse vjen diçka e mirë mund të merret.”

ÇFARË DUHEJ TË NDRYSHOHEJ- “Po të filloj direkt nga fundi. Kur je në disavantazh të nëj goli dhe skuadra tjetër mundohet të mbrojë me të gjitha forcat, ti duhet të futësh më shumë forca sulmuese. Tre lojtarët e sulmit ishin shumë statik. Futëm disa lojtarë që mund të jepte më shumë zhdërvjelltësi përpara mbrojtjes kundërshtare, por gjithashtu duhet të vertikalizonim më shumë jo vetëm me pas, por edhe me lëvizjet e lojtarëve para.”

OBJEKTIVAT– “Objektivat e Vllaznisë dihet. Nuk dilet kampion që në fillim të kampionatit. Po flitet shumë që skuadra të dalë kampion, por kur ndodh diçka në fillim, pa nënvlerësuar skuadrën e Erzenit që luftoi me shpirt, kur humb pikë, është më mirë t’i humbësh në fillim se më vonë.

Duhet të jemi me këmbë në tokë, ndeshjet sa vinë e vështirësohen, skuadrat e risin nivelin dhe ne duhet të risim nivelin tonë. Kemi bërë shumë gabime individuale sidomos në dyluftime ku fitonin lojtarët e Erzenit.”

MUNGESAT– “Ata lojtarë janë pjesë e skuadrës. Normalisht Arralica është një lojtar që ka një lëvizshmëri të mirë. Por në momentin që ai ka dy javë që nuk merr pjesë në stërvitje, nuk mund të bazohemi te ky lojtar. Ndërsa Bulatovic pësoi një goditje në brinjë, ka një hematomë që e pësoi në stërvitje dhe normalisht ne presim shumë nga këta lojtarë.” /oversport.tv

You may also like