Jorida Tabaku takim me qytetarët në Tiranë: Shqipëria në krizë të thellë, shteti mendon për interesin e tij personal

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka zhvilluar takime me qytetarët në disa zona në Tiranë.

Ndalur tek rruga “Petro Nini Luarasi”, Tabaku ka biseduar me disa qytetarë si edhe pronarë biznesesh, duke u njohur nga afër me problematikat më të cilat ata përballen çdo ditë.

Tabaku shkruan në rrjetet sociale, se situata është më e rënduar nga sa ishte përpara 25 prillit, duke shtuar se Shqipëria sot ndodhet në një krizë të thellë, ndërsa shteti mendon vetëm për interesin e tij personal.

Postimi i plotë:

Hallet e shqiptarëve janë të shumta, rënia e konsumit, biznese që kanë edhe më pak xhiro.

Nuk zgjidhen hallet e qytetarëve dhe as demokratëve duke e kthyer opozitën në bunker personal. Më pak fitime si pasojë e situatës së ekonomisë post pandemi edhe keqmanaxhimit.

Ndërsa takoja qytetarët në rrugën Petro Nini Luarasi, ata kërkonin një opozitë të flasë për hallet e tyre jo për hallin tonë! Situata është më e rënduar se sa ajo përpara 25 prillit. Ne duhet të jemi aty për to!

Shqipëria sot është në një krizë të thellë që po ua vështirëson jetën qytetarëve edhe si pasojë e një shteti që mendon për interesin e tij personal.

Rruga e shpëtimit është një betejë për t’ia rikthyer qytetarëve pushtetin nga duart e politikës së lidhur me oligarkinë”, shkruan Tabaku.

You may also like