Jorginho pranë lamtumirës, Chelsea e zëvendëson me argjentinasin

by admin
Spread the love

Aventura e Jorginhos duket se po përfundon me Chelsean, i cili mund të largohet si një lojtar i lirë. Mesfushorit italian i skadon kontrata me “Blutë e Londrës” në verën e vitit 2023.

Megjithatë Chelsea nuk humb kohë për të gjetur zëvendësuesin ideal të mesfushorit 31-vjeçar. Siç raporton dhe italiania “Sky Sports”, “Blutë e Londrës”, i kanë vënë syrin mesfushorit të Benficës Enzo Fernandëz.

Klauzola e mesfushorit argjentinas e vendosur nga Benfica, prek vlerën e 100 milionë eurove. Megjithatë londinezët kanë bërë gati 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Enzo Fernandez.

Jorginho do t’i hapte rrugë 21-vjeçarit, në rast të mbërritjes së këtij të fundit. Për ish-mesfushorin e Napolit, së fundmi ka shfaqur interes Newcastle United, të cilët duan ta përfitojnë falas në verë. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

 

You may also like