Jordanov: Për largimin e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut mund të ndodh edhe ndonjë befasi

by admin
Spread the love




Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të partisë popullore në Bullgari, Toshko Jordanov, pas mbajtjes së këshillit të koalicionit, nuk është i sigurt se do të ketë përparim ose bllokim të mëtejshëm në heqjen e vetos për Maqedoninë.

“Pas këshillit të koalicionit për Maqedoninë e Veriut, me këtë lloj partnerësh të koalicionit, nuk mund të jemi të sigurt se a do të ketë lëvizje pozitive apo negative për çështjen e Maqedonisë së Veriut”, tha ai.  Jordanov sqaroi se kanë biseduar me diplomatët evropianë për premtimet që u janë bërë në 4 muajt e fundit për heqjen e vetos. Ai theksoi se presioni për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut me BE-në vjen nga disa vende të BE-së, por nuk pranoi të specifikojë se cilët janë ata.

.


You may also like