Johnson ka biseduar me Zelenskyn për fazën e re të ndihmës ushtarake

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy kanë folur për një fazë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e artilerisë së rëndë.

Sipas shefit të stafit të Zelenskyt, Andriy Sybiga, ata folën gjithashtu për mbështetjen e mëtejshme financiare, raporton skynews.

Dyshja kanë krijuar një marrëdhënie të shkëlqyeshme gjatë agresionit rus në Ukrainë, ku Zelensky shpesh lavdëron britanikun për ndihmën që po i ofron popullit ukrainas.

Raportohet se Mbretëria e Bashkuar do t’i japë ushtrisë ukrainase automjete të blinduara kundërajrore.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë automjete Stormer që mund të lëshojnë raketa super të shpejta Starstreak – e cila ka aftësi të shkatërrojë aeroplanë dhe helikopterë.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Kanadaja kanë premtuar se brenda këtij muaji do të dërgojnë artileri të rëndë në Ukrainë. 

Rruga Press

You may also like