Joao Felix me valixhe në duar, PSG gati për të nënshkruar me të

by admin
Spread the love

Ky sezon nuk ka qenë edhe aq i mirë për sa i përket talentit të Atletico Madrid, Joao Felix. 23-vjeçari nuk po llogaritet shumë nga trajneri Diego Simeone në këtë sezon i cili po kalon më shumë kohë në fushë sesa në fushën e lojës.

E ardhmja e Felix tek “Los Colchoneros” po lëkundet dhe nuk është edhe aq e sigurt pasi këta të fundit blenë përfundimisht kartonin e Antonie Griezmann. Sipas “Le Parisien”, Gjigandi francez PSG, është gati të përfitojë nga situata e portugezit dhe janë gati ta transferojnë që në janar. Joao Felix është i njohur me drejtorin sportiv të francezëve Luis Campos, kjo lidhje e cila mund të lehtësojë këtë marrëveshje me lojtarin.

Megjithatë pas disa kufizime financiare të PSG-së, këta të fundit mund t’i kërkojnë Atleticos një huazim të portugezit. Kjo nuk është hera e parë që klubi francez interesohet për Felix. Në merkaton e verës, agjenti Jorge Mendes ia ofroi lojtarin parisienëve. /oversport.tv Foto: Atletico de Madrid, Facebook

 

You may also like