Jo vetëm PSG e Real, për Rudiger janë edhe dy ekipe angleze

by admin
Spread the love

Real Madrid, PSG por jo vetëm. Një ankand i vërtetë ndërkombëtar po zhvillohet për Antonio Rudiger.  Kontrata e tij me Chelsea skadon në fundin e këtij sezoni dhe ekipet kërkojnë që të afrojnë mbrojtësin me parametër zero.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph për gjermanin, janë hedhur në sulm edhe miliarderët e Newcastle. Ndërsa për Daily Express hipoteza e Manchester United nuk mund të përjashtohet pavarësisht pasigurisë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”.

Megjithatë, aktualisht ekipi favorit për të afruar Rudiger vazhdon të mbetet PSG. Parisienët janë të gatshëm të plotësojnë çdo kërkesë të lartë ekonomike që ka gjermani. Nga ana tjetër, Real Madrid edhe pse po shihet si një nga kandidatët kryesor për shërbimet e tij, po heziton t’i plotësojë kërkesat ekonomike. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like