Jo vetëm Mingueza, një tjetër lojtar rezulton me Covid te Barcelona

by admin
Spread the love

Covid-19 është rikthyer të jetë edhe njëherë prezent në këtë fund sezoni dhe një nga ekipet që ka nisur të shqetësohet është Barcelona. Pas Oscar Mingueza një tjetër lojtar ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet fjalë për sulmuesin danez, Martin Braithwaite. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate në faqen e saj zyrtare. Në të thuhej gjithashtu se Braithwaite është në gjendje të mirë shëndetësore.

Që kur Xavi ka marrë drejtimin e Barcelonës, Braithwaite nuk është marrë kurrë në konsideratë nga trajneri. Ai është aktivizuar vetëm 10 minuta në kampionat dhe 12 minuta të tjera në Superkupën e Spanjës. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter

You may also like