Jo vetëm Lautaro Martinez, Inzaghi humbet një tjetër titullar

by admin
Spread the love

“Dhimbje koke” për trajnerin e Inter, Simone Inzaghi. Eliminimi nga Kupa e Italisë sjell pasoja jo vetëm në aspektin moral, por edhe në organikë pasi tekniku i zikaltërve duhet të bëjë pa dy titullarët për ndeshjet e radhës.

Pas konfirmimit të problemeve muskulore të Lautaro Martinez që do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2024, Inter humbet edhe shërbimet e anësorit Federico Dimarco. Është vetë klubi nga Milano që konfirmoi problemet për Dimarcon që ka një lodhje muskulore në kofshën e majtë.

Mbrojtësi do të mbahet në vëzhgim nga mjekët pasi për momentin nuk mund të përcaktohet me saktësi koha e rikuperimit, por ajo që duket e sigurt është mungesa e tij për ndeshjen e radhës në Serie A, të shtunën në shtëpi ndaj Lecces së Ylber Ramadanit. Në dyshim është edhe ndeshja përmbyllëse e vitit ndaj Genoas, teksa ashtu si Lautaro Martinez edhe Dimarcon do ta shohin sërish në fushë vetëm në 2024.


Top Channel

You may also like