Jo vetëm humbje ndaj Barcelonës për Simeonen, konfirmohet dëmtimi i mbrojtësit

by admin
Spread the love

Humbje jo vetëm në sfidën ndaj Barcelonës për Cholo Simeonen. Atletico e tij u mposht në Camp Nou me rezultatin 4-2 duke lënë kështu pikë të rëndësishme ndaj një rivali direkt.

Ndërkohë, në minutat e fundit të takimit lojtari i tij, Daniel Wass pësoi një dëmtim. Parashikimet treguan një dëmtim në ligament, diçka që u konfirmua më pas nga mjekët e ekipit.

Debutimi i Wass ditën e djeshme nuk shkoi si pritej. Ekzaminimet treguan një dëmtim të ligamentit në gjurin e djathtë të shkallës së dytë. Ai pritet të mungojë të paktën në 4 javët e ardhshme. Ndërkohë që rreziku mund të shkojë edhe më shumë, në rreth 6 javë. /oversport.tv

You may also like