Jo vetëm de Jong, Erik ten Hag dëshiron të sjellë tek United edhe yllin e Ajax

by admin
Spread the love

Manchester United është vënë në lëvizje për t’i vendosur në dispozicion një ekip konkurrues trajnerit të ri Erik ten Hag. Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, përveç Frenkie de Jong, “Djajtë” kanë nisur negociatat edhe me një sulmues.

Bëhet fjalë për brazilianin e Anthony të Ajax. Sipas mediave angleze Ajax kërkon për brazilianin rreth 40 milionë paund, një shifër që mund të ofrohet nga Manchester United.

Një transferim ky që nëse ndodh do të bashkonte 22-vjeçarin me ish-trajnerin e tij te Ajax, ten Hag. Drejtuesit e Manchester United ndodhen në Amsterdam për të mbyllur sa më parë marrëveshjen. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook

You may also like