Jo vetëm Brozovic, Interi pranë rinovimit të kontratës edhe me një mbrojtës

by admin
Spread the love

Për Brozovic ka mbetur vetëm zyrtarizimi, ndërsa Marotta është duke punuar për të blinduar edhe lojtarët e tjerë. Këtë herë pranë rinovimit është edhe mbrojtësi Milan Skriniar.

Sipas asaj që raporton La Gazzëtta dello Sport, palët janë shumë pranë gjetjes së një marrëveshjeje. Kontrata aktuale e Skriniar përfundon në vitin 2023, ndërsa paga e tij vjetore është 3.5 milionë euro.

Nga ana tjetër, me kontratën e re, Skriniar pritet të përfitojë më shumë para, ndërsa “martesa” do të zgjatet të paktën deri në vitin 2026. Të dyja palët janë duke punuar, ndërsa objektivi është që gjithçka të finalizohet përpara verës. /oversport.tv

 

You may also like