Jo vetëm Atletico dhe Tottenham, në garën për Lautaron hyn edhe Barça

by admin
Spread the love

Ndonëse Interi është i fokusuar tek sprinti final i Serie A, drejtuesit e skuadrës zikaltër nuk lënë pas dore edhe merkaton.

Klubi ka nevojë për likuiditet në verë, prandaj është e sigurtë që një emër i madh i skuadrës do të largohet. Lautaro Martinez duket se do të jetë “kurbani” i radhës në kampin zikaltër, sepse pritet që nga shitja e tij të përfitohen rreth 70 milionë euro.

Në gjurmët e argjentinasit janë Atletico Madrid dhe Tottenham, por sipas asaj që shkruan “Sport” edhe Barcelona po rimendon për Lautaro Martinez.

Klubi “blaugrana” u tremb nga klauzola 111 milionëshe para 2 vitesh, ndërsa tani Interi kënaqet edhe me gjysmën e parave. / Oversport.tv

You may also like