Jo një, por dy mesfushorë! Drejtuesit e Romës i japin alternativa trajnerit Mourinho

by admin
Spread the love

Drejtuesit e Romës lëvizin në merkato dhe këtë e bëjnë duke bërë një goditje të dyfishtë.

Verdhekuqtë kanë mundur të sigurojnë shërbimet e Leandro Paredes dhe Renato Sanchez, të dy futbollistë që mbërrijnë në kryeqytetin italian nga radhët e Paris Saint-Germain, aty ku kishin përfunduar jashtë projektit të trajnerit Luis Enrique.

Kartoni i argjentinasit do t’i kushtojë romanëve rreth pesë milionë euro, ndërsa portugezi transferohet nëpërmjet formulës së huazimit dhe do t’i kushtojë italianëve 1 milionë euro ndërsa nëse aktivizohet në 60% të ndeshjeve atëherë Roma është e detyruar ta transferojë përfundimisht për shumën e 15 milionë eurove.

Bëhet fjalë për dy lojtarë që sistemojnë dhe i japin shumë alternativa mesfushës së italianëve me trajnerin Jose Mourinho që i gëzohet dy futbollistëve me shumë eksperiencë. Kujtojmë se Paredes është një emër i njohur për Romën pasi ka qenë pjesë e kryeqytetasve nga viti 2014 deri në vitin 2017, edhe pse shpesherë ka përfunduar i huazuar.

Megjithatë, tashmë 29-vjeçari pretendon të marrë një rol prej protagonisti në mekanizmat e Mourinhos, ashtu si edhe Sanchez që kërkon të rigjejë versionin e tij më të mirë me dëmtimet që kanë një pengesë e madhe në karrierën e 25-vjeçarit.

Kujtojmë se Roma e nis kampionatin më datë 20 gusht teksa pret në Olimpico Salernitanën, ndërsa vlen të theksohet se këtë sezon, Serie A rikthehet në Digitalb/Shqip.


Top Channel

You may also like