“Jo negociata me Hamasin”/ Ish-zyrtari i lartë izraelit tregon për gjeneralin që do të lirojë pengjet

by admin
Spread the love

Ndërsa lufta në Izrael ka hyrë në ditën e katërt janë mbi 130 civilë dhe oficerë të lartë ushtarakë që po mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Bota ka kthyer sytë se si Izraeli do ta përballojë këtë krizë. Ish-nënkryetari i parlamentit të Izraelit, u shpreh se qeveria ka marrë një nisëm konservatore në këtë aspekt, jo negociata me terroristët.

Tani ne po bëjmë një vlerësim te gjithë personave që nuk janë më në kontakt me familjet e tyre dhe Izraeli ka vendosur të mos negociojë me terroristët për pengjet për momentin. Qeveria ka ngarkuar një ish-gjeneral që të merret posaçërisht me pengjet dhe njerëzit e humbur për t’i liruar por nuk ka negociata“, tha Hilik Bar Yehiel, ish-nënkryetar i parlamentit të Izraelit.

Ish-gjenerali i emëruar quhet Gal Hirsch. Ai është një teoricien ushtarak, biznesmen dhe politikan. Ai njihet më së shumti për taktikat inovatore në ushtri dhe shpikjen e strategjisë “mjellma e zezë vdekjeprurëse”,  një pamflet që zbatohet në mesin e popullatave civile. Sipas tij në situata me terroristët duhen zbatuar taktika më të ashpra jashtë dogmave të akademive ushtarake.

Tashmë Gaza është e rrethuar plotësisht dhe pritet inkursioni në Rripin e gazës për të eliminuar të gjithë militantët e hamasit.

“Ne jemi tani në fazën që I kemi pastruar 100% kufijtë jugorë te Izraelit dhe fshatrat përreth kufijve nga mijëra terroristë të Hamasit dhe gjëja e dytë që po bëjmë tani është të sulmojmë në mënyrë direkte nga ajri bazat terroriste të Hamasit dhe Xhihadit Islamik në Gaza. Tashmë nuk kemi më sulme direkte nga terroristët, por jemi në luftë me raketat e tyre me të cilat i përgjigjemi me sistemin tonë të Iron Dome“, u shpreh Hilik Bar Yehiel.

Sistemi Iron Dome që ndalon raketat në Izrael është nga më të famshmit në botë i zhvilluar me ndihmën e amerikanëve dhe ka një efektivitet 90% për të ndaluar raketat të bien në qytete.


Top Channel

You may also like