“Jo histori false”, kjo është domethënia e fotografisë që Trixa konfirmoi ndarjen me Donaldin – Shqip

by admin
Spread the love

16:25 | 22 Shkurt 2022

Katër ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donaldi.

Këtë e ka konfirmuar këngëtarja përmes një storje në Instagram dhe heqja e Donaldit nga lista e ndjekësve, shkruan lajmi.net.

Në një storje të publikuar, Trixa ka shkruar “Jo histori false”, dhe fjalës “Jo” i ka vënë “X”.

Por zbulohet se cila është domethënia e kësaj shprehje.

Dy ditë para Shën Valentinit, Donaldi brenda shtëpisë pati realizuar një bluzë me fotografinë e Beatrixit.

Ish banori vendosi një shkrim poshtë fotografisë ku shkruante “Jo histori false”, e të cilës sot Beatrix zgjodhi t’i përgjigjej.

Trixa dhe Donaldi ishin prezent mbrëmë në festën e organizuar nga Top Channel, por në asnjë moment nuk u panë bashkë./Shqip/

You may also like