“Jo, faleminderit”, preferohej përpara Nagelsmann, refuzoi stolin e Gjermanisë

by admin
Spread the love

Julian Nagelsmann u emërua trajneri i ri i kombëtares gjermane. Aty ku zëvendëson Hansi Flick, njësoj si te Bayern Munchen.

36-vjeçari ka kontratë deri në fundin e Euro 2024, kompeticionit prestigjioz që do të organizohet verën e ardhshme në Gjermani.

“Privilegj i madh për mua. Kapitenin nuk e do ndryshoj: ai do të jetë Ilkay Gundogan. Europiani është prioriteti, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.

Gjëja e dytë është që unë dua të krijoj besim të ndërsjellë përmes punës që do të bëjmë. Nëse ia dalim, nuk shoh arsye për të mos vazhduar në këtë rol”, theksoi Nagelsmann.

Por, përpara tij drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit tentuan Jurgen Klopp. Tekniku i Liverpoolit ishte dëshira e madhe e DFB-së, por Klopp refuzoi udhëheqjen e katër herë kampionëve të botës.

56-vjeçari ka kontratë me The Reds deri në verën e vitit 2026. Ai ndihet shumë mirë në Premier League dhe ka ndërmend ta respektojë marrëveshjen me Liverpoolin deri në fund./ Super Sport


Top Channel

You may also like