JLo pozon me të brendshme, e djeg rrjetin

by admin
Spread the love

 

 

Vitet për Jennifer Lopez janë thjesht numra. Diva e muzikës i ka lënë pak vend imagjinatës teksa ka pozuar me një set të brendshmesh të kuqe, pjesë nga koleksioni “Intimissimi” për ditën e Shën Valentinit.

Diva e muzikës pop që është e martuar me aktorin Ben Affleck, shfaqej plot shkëlqim në një foto të postuar në rrjetin e saj social Instagram.

Ajo që të gjithë komentuesve u ka bërë përshtypje është trupi i tonifikuar i 54-vjeçares.

Me flokët e lëshuar me onde në një stil romantik ajo dukej e mrekullueshme sipas ndjekësve.

Postimi i saj vjen pas publikimit të këngës së saj të fundit, “Can’t Get Enough”, në fillim të këtij muaji, nga albumi i saj i ri “This Is Me”.

Në këngën e re, JLo këndon për marrëdhënien e saj me Affleck, me të cilin u martua në Las Vegas në Korrik të 2022.

 

You may also like