Jetulla Qerimi: Rexhaili vdiq në rrethana të dyshimta, në burg (Video)

by admin
Spread the love




Trupi i pajetë i Rexhail Qerimit, të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në burg, i është dorëzuar mëngjesin e sotëm familjarëve të tij. Jetulla Qerimi, vëllai i të ndjerit, tha për gazetën LAJM se vdekja ka ndodhur në rrethana të dyshimta. Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet ditën e premte.
“Na paraqitën prej burgut se është alivanosur dhe e kanë marrë e kanë dërguar në spital. Ne shkuam atje në spital, atje nuk erdhën, pritëm diku 2 apo 3 orë. Diku në rrugë kinse ka vdekur dhe ato prapë e kanë kthyer në spital. Mbrëmë na treguan se ai ka dhënë shpirt. Sapo e solla kufomën në shtëpi, tani më jemi të demoralizum me këtë padrejtësi që ja bëri shteti që 13 vite e gjysëm. Ky është një turp i shtetit, një shtetit kriminal, një shteti të padrejtë. Kjo është katastrof, këtë nuk mund ta bëjë një që ka pak ndjenja njeri. Mbrëmë diku rreth orës 2 të natës (na njoftuan), atëherë i kemi marrë informacionet e sakta se ai ka dhënë jetë. Nga çka ka vdekur? Momentalisht edhe në dyshojmë, për shkak se e kemi parë ky shtet cka është. Kur 14 vite ka bërë padrejtësi me atë edhe kjo është një padrejtësi e madhe që i kanë bërë këtij personit. Do të vazhdojmë me do kërkesa tona që i kemi, mirëpo kjo është turp. Nuk duhet as të ekzistojë ky shtet. Varrimi besoj që do të bëhet nesër, për shkak se kemi disa që janë në gurbet, edhe ato na kanë lajmëruar që do të vijnë. Janë nisur në mëngjes, do të vijnë sigurisht ka mesnata, ashtu që varrimi do të mbetet për nesër”


You may also like