Jep dorëheqje Avokati i Shtetit, Femi Stafa

by admin
Spread the love




Avokati i Shtetit, Femi Stafa ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti. Ai ka njoftuar Qeverinë për vendimin, ku ka theksuar se ka kërkuar nga Ekzekutivi që ta pranojë vendimin në seancën e radhës së Qeverisë.
Kërkesa e Stafës për dorëhqje është pranuar në seancën e sotshme qeveritare.
Përndryshe, pikërisht avokati i deritanishëm shtetëror Stafa më parë kishte dorëzuar kallëzim kundër ish-drejtorit të Policisë Finaciare, Arafat Muaremi, prokurorëve Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro, për procedurën për konfiskimin e pronës së Transmetit nga rasti gjyqësor “Trust”
Stafa ishte emëruar në këtë funksion me 22 gusht të vitit 2018. /SHENJA/


You may also like