Jeni pro apo kundër protestës anti-Vuçiç që po organizon Berisha? Gazment Bardhi jep përgjigjen e papritur

by admin
Spread the love

Gazment Bardhi u pyet sot nga gazetarët se përse nuk marrin sot pjesë në protestën që po organizohet nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër Presidentit të Serbisë, Vuçiç, dha një përgjigje të prerë.

Bardhi tha se mediat duhet të jenë vigjilente dhe të vërteta në pasqyrimin e asaj që do të ndodhë në atë protestë, ndërsa deklaroi se demokratët nuk duhet të shfokusohen nga beteja e vetme që ata kanë, pikërisht beteja me Edi Ramën dhe regjimin e tij.

“Mediat duhet të jenë të vërteta, duhet ta pasqyrojnë protestën ashtu sikurse do jetë dhe jo të keqinformojë, sikurse mund të bëjnë shumë media këtu. Demokratët të mos shfokusohen nga beteja e vetme që kanë, me Edi Ramën, pasi rrëmuja nuk i ndihmon ata. Në rastin konkret, kushdo që përhapë metoda të vjetra përçarjeje mes demokratëve, e ka gabim, pasi këto i kemi lënë pas këtu e 35 vjet më parë. Kushdo që e bën këtë gjë, e bën vetëm për interesat e tij personale”, deklaroi Bardhi.

Kur është pyetur nëse është pro apo kundër vizitës së Vuçiç në Tiranë, Bardhi tha se ishte kundër, por nuk ishte as polic trafiku dhe as doganier që të lejonte ose jo një zyrtar të lartë të një shteti tjetër që të hynte në vend ose jo. Rëndësi, sipas Bardhit, ka mbrojtja e çështjes kombëtare, mbrojtja e Kosovës dhe interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Jam kundër vizitës së Vuçiç, por nuk jam as polic trafiku dhe as doganier që të lejoj ose jo një zyrtar të lartë të një shteti tjetër të hyjë ose jo në Shqipëri. Rëndësi ka mbrojtja e çështjes kombëtare, mbrojtja e Kosovës dhe interesave të të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.”, u shpreh për këtë çështje Bardhi.

You may also like