Je model për secilën grua, mezi po pres të tregosh virtytet e larta njerëzore që ke

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sonte nis edicioni i parë i Big Brother VIP Albania.

Formati i cili do të zgjas plot 100 ditë, do të filloj në ora 21:00, derisa është bërë e ditur se sonte futen 14 banorë VIP, shkruan Reporteri.net.

Në një postim të bërë në Instagram, ka qenë një nga mikeshat më të mira të Arjolës, Adriana Matoshi ajo e cila e ka uruar për këtë sfidë të radhës.

“Zemra jem sonte e nis një sfidë të re në Big Brother Albania. Je ajo grua model për secilën grua jashtë. Mezi po pres momentin tënd me tregu gruan e fortë, të guximshme, me virtyte të larta njerëzore”, ka shkruar Adriana Matoshi.

Theksojmë se është bërë i ditur edhe çmimi i madh për fituesin e që është plot 100 mijë euro.

Gjithashtu në këtë natë të parë, do futen 14 banorë, derisa të tjerë do futen gjatë ditëve në vazhdim.


You may also like