Java nis me reshje dhe stuhi, autoritetet: Rrezik përmbytjesh në këto qarqe

by admin
Spread the love

Java e ardhshme parashikohetme reshje dhe shtrëngata në të gjithë vendin. Në këto kushte, Instituti i Gjeoshkencave si dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftojnë se veçanërisht në qarkun e Shkodrës priten sasi të shumta reshjesh, ndërsa intensive ato do të jenë edhe në qarqet Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër.

Autoritetet njoftojnë se për shkak të reshjeve mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Problematika mund të ketë edhe në zonat urbane, në këto qarqe ku mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.

Në lumenjtë Drin, Buna, Liqeni i Shkodrës dhe Drini i Lezhës pritet një rritje e prurjeve.

Bazuar në këto të dhëna, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje autoriteteve vendore të marrin të gjitha masat e nevojshme duke paralajmëruar vaçanërisht popullatën në ato zona, ku parashikohet që kanë rrezik më të lartë për t’u prekur nga stuhia apo përmbytjet.

 Agjencia e Mbrojtjes Civile u kërkon strukturave të pushtetit vendor të marrin masat e nevojshme për kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese, të monitorojnë vazhdimisht gjendjen e argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë, të kontrollojnë funksionalitetin e hidrovorëve si dhe të mbajnë në gatishmëri kapacitetet logjistike dhe burimet njërëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

You may also like