Java e ardhshme është vendimtare për Interin, priten firmat e dy yjeve

by admin
Spread the love

Për Interin java e ardhshme pritet të jetë shumë e rëndësishme. Beppe Marotta u tregua i qartë se ekipi do të formohet brenda muajit qershor dhe në javën e ardhshme priten edhe dy zyrtarizime me peshë.

Kështu, ditën e hënë ose të martë, Paulo Dybala pritet të hedhë firmën në kontratë. Ylli argjentinas ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me Interin ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon plus 1 milion euro në formë bonusesh.

Po javën tjetër pritet edhe zyrtarizimi i Mkhitaryan. Mesfushori armen do të zhvillojë vizitat mjekësore në Milano dhe më pas do të hedhë firmën në kontratë. Ai do të firmosë për zikaltrit një kontratë 2-vjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon, përfshirë edhe bonuset. /oversport.tv

You may also like