Japonia bën një tjetër mrekulli, Spanja “tradhton” Gjermaninë

by admin
Spread the love

Emocione pa fund kanë dhuruar ndeshjet e fundit të grupit E. Të gjitha skuadrat kanë flirtuar me kualifikimin, por në fund janë Spanja dhe Japonia ato që do të vazhdojnë aventurën e tyre në Kupën e Botës, Katar 2022.

Eliminohet Gjermania ndonëse fiton mes vuajtjesh përballë Kosta Rikës, ndërsa Spanja kualifikohet ndonëse mposhtet me përmbysje nga Japonia, që merr vendin e parë në grup pas këtij suksesi.

Gjermania mposht 4-2 Kosta Rikën në një sfidë që nisi mjaft mirë dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e një goli të shënuar nga Gnabry. Kosta Rika përmbys rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, por gjermanët reagojnë sërish dhe shënojnë 3 gola me Haverts dhe Fullkrug. Gjermania barazon Spanjën në kuotën e katër pikëve, por golavarazhi e eliminon nga Botërori.

Japonia bën mrekullinë e radhës në Katar 2022, përmbys Spanjën 2-1 dhe kualifikohet në turin tjetër si skuadra e parë e grupit E. Spanjollët mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të shënuar nga Morata, por japonezët përmbysin gjithçka në 3 minuta sapo fillon pjesa e dytë.

Japonia ngjitet në vendin e parë dhe kualifikohet bashkë me Spanjën, eliminohet Gjermania dhe Kosta Rika.

Japonia do të luajë kundër Kroacisë në turin tjetër, ndërsa Spanja kundër Marokut. /Oversport.tv

You may also like