Januzaj drejt rikthimit në Angli

by admin
Spread the love

Adnan Januzaj është një nga lojtarët e shumtë në Europë që verën e ardhshme u skadon kontrata. Mesfushori me origjinë shqiptare sezonin e kaluar nuk ishte në nivelin më të mirë te Real Sociedadi dhe trajneri Alguacil ka dyshime për ta mbajtur në skuadër. Aktualisht nuk ka bisedime mes klubit dhe lojtarit për rinovimin e kontratës dhe nëse nuk do të ketë të reja, në janar Januzaj mund të bisedojë me çdo skuadër dhe ofertat për të, sidomos nga Anglia, nuk mungojnë.

Leipzigu është shndërruar në një nga skuadrat që nxjerr më shumë talente në Europë. Timo Werner, Haaland, Szoboszlai, Upamecano janë disa prej emrave që shpërthyen në ekipin gjerman dhe duket se tani do të jetë radha e Caden Clark. Fantazisti amerikan është huazuar nga Leipzigi te New York Red Bulls, ku po shkëlqen, çka ka tërhequr menjëherë vëmendjen e Liverpoolit, Man. City-t dhe Barcelonës. Drejtuesit po mendojnë ta rikthejnë në janar dhe menjëherë të rinovojnë kontratën, duke rritur klauzolën e largimit.

Dani Ceballos po rikuperohet nga një dëmtim serioz dhe në janar pritet të rigjejë fushën e blertë, por idetë për të ardhmen i ka të qarta. Edhe pse u rikthye nga një huazim nga Arsenali, ku nuk shkëlqeu, mesfushori mendon se nuk ka vend për të te Real Madridi, prandaj po mendon të shkojë aty ku shpërtheu si lojtar. Real Betisi e pret krahëhapur 24-vjeçarin dhe për trajnerin Pellegrini mund të bëhet sërish një lojtar i rëndësishëm për ekipin, por edhe për kombëtaren spanjolle.

Te Chelsea nuk ka vetëm një çështje “Rudiger” në mbrojtje, sepse edhe Andreas Christensen është në fund të kontratës me klubin, por ndryshe nga shoku i skuadrës, gjërat janë në drejtimin e duhur. Mbrojtësi danez është pranë akordit për rinovimin e kontratës me “blutë” e Londrës teksa e pranoi vetë se negociatat po shkojnë mire, pa hyrë në detaje. Ai pohoi se ndihet mirë te Chelsea dhe se dëshira e tij është të vazhdojë të luajë me këtë fanellë për trofe të rëndësishëm. /ss/

You may also like