Janushev mori dënim me kusht për furnizimin e autobusëve kinezë

by admin
Spread the love

Deputeti Igor Janushev nga VMRO-DPMNE, sot u dënua me dënim me kusht prej dy viteve burg për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” në lëndën “Dizajni” që ka të bëjë me furnizimin e autobusëve kinezë për Ndërmarrjen publike të qarkullimit – Shkup.

Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në afat prej pesë viteve nga fuqizimi i aktvendimit nuk kryen vepër të re penale.

Gjykatësi Osman Shabani aktvendimin e shqiptoi sot në sallë të zbrazët, vetëm para mediumeve, sepse as i akuzuari Janushev dhe as mbrojtësit e tij, as prokurorja Lile Stefanova nuk ishin të pranishëm.

Në këtë rast të akuzuar janë edhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe dy të akuzuar të cilët e pranuan fajin për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe u shpallën fajtorë dhe u dënuan me kushte prej dy viteve burg, që nuk do të realizohet nëse të akuzuarit në pesë vitet në vijim nuk kryejnë vepër të re penale.

Sipas Aktakuzës, të gjithë të akuzuarit e favorizuan ndërmarrjen kineze e cila i furnizoi autobusët për NPQ-në, ndërsa nuk ka parashtruar garancë bankare dhe certifikatë për cilësi siç ishte kërkuar në dokumentacionin e tenderit. Edhe përkundër asa që oferta e ndërmarrjes nga Bullgaria ishte më e ulët. Komisioni e kishte zgjehdur operatorin ekonomik nga Kina dhe i propozoi ish-ministrit, Mile janakieski të lidhë kontratë me të.

Aktakuza për këtë lëndë ishte parashtruar në korrik të vitit 2021, ndërsa furnizimi ishte bërë në vitin 2009.

MARKETING




You may also like