“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë

by admin
Spread the love

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe fakti që ai nuk ka përfshirë në axhendën e tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për avokat Spartak Ngjelën, tregon shumë.

Sipas Ngjelës, është tregues se Meta dhe Berisha janë të rrezikuar nga politika Amerikane dhe tregon që SHBA i ka distancuar të dy.

“E kuptojnë dhe pulat e lagjes sime, janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane, janë më të akuzuarit për korrupsion, madje Meta është pushuar dhe si president nga parlamenti, pritet që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk mund të dalë kundër perëndimit, pse se do Saliu. Flitet për interesin e Shqipërisë, jo të Saliut, s’i pranon Amerika, ky është akt, ai është ‘Non Grata’, si do e takojë ai. Fakti që nuk po shkon te Meta i kanë diferencuar të dy”, tha Ngjela.

You may also like