James Rodriguez dështon me debutimin e tij në Katar

by admin
Spread the love

Mesfushori kolumbian, James Rodriguez nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë karrierën e tij në Katar, shkruan Insporti.

Ish ylli i Real Madridit ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë.

Madje në artikullin e prestigjiozes spanjolle, Marcas, shkruante se: “Nuk mund ta kuptoni sesi një futbollist që ëndërronte të luante Ligën e Kampionëve me Everton janarin e kaluar shkon për të luajtur një ligë me një nivel kaq të ulët. Nuk kam përgjigje, por fytyra e tij në debutim ishte një poezi e vërtetë. Ai nuk shijoi asnjë sekondë dhe, për fat të keq për të, gjithçka tregon se do të jetë kështu në shumicën e lojërave. Turp”

James formën më të lartë të karrierës e kaloi te Reali, ku zhvilloi 125 paraqitje duke shënuar 37 herë dhe asistuar 42 herë.

/Insporti.com

You may also like