‘James Bond’, një zotëri i vërtetë: Mbledh mbi 100 milionë paund për të prekurit nga tërmetit në Turqi

by admin
Spread the love

Aktori britanik Daniel Craig, i cili ka luajtur rolin e ‘James Bond’, ka mbledhur më shumë se 100 milionë paund për viktimat e tërmetit në Turqi.

Pas lëkundjeve të fuqishme në Kahramanmaras, shume emra të njohur rreth e qark botës morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë.

Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur, i cili njihet edhe si “agjenti 007”.

Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.

Videoja u transmetua në shumë kanale televizive në Britaninë e Madhe.

Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët.

Aktori i njohur falënderoi më pas të gjithë ata që dhuruan.

You may also like