Jam sulmuar shumë për lidhjen time me Shkëlzen Berishën

by admin
Spread the love

Blogerja e njohur nga Shqipëria, Armina Mevlani, prej vitesh tashmë dihet se është në një lidhje dashurie me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën.

Ajo së fundmi ka folur për paragjykimet me të cilat është përballur pasi bëri publike lidhjen me partnerin në fjalë.

Zeshkania u shpreh se ka qenë lidhja e parë serioze për të duke shtuar se jeta i ndryshoi shumë që kur çdo gjë u bë publike.

Ylli në “Goca dhe Gra” tregon se ishte një vajzë naive dhe se ndante çdo gjë më rrethin e ngushtë e shoqërinë, përkundër që çdo gjë shpërndahej prej tyre.

“Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh më përpara… serioze”, tha ajo.

“Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt”, rrëfeu më tej Mevlani.

Çifti ndërkohë nuk është se kanë në plan ndonjë dasmë, pavarësisht se janë bashkë që një dekadë.


You may also like