Jam shumë i prekur, njerëzit po bëjnë gjykatësin

by admin
Spread the love

Rikthimi ‘ndryshe’ i Kiara Titos në shtëpinë e Big Brother VIP është kthyer në temë dite në tavolinat e fansave të këtij reality show. Babai i moderatores ka reaguar së fundmi lidhur me këtë reagum të ndjekësve dhe u shpreh se është shumë i indinjuar për komentet që vijnë në emër të vajzës së tij. Ai ka deklaruar po ashtu se nuk ëhstë dakord me komentet e opinionistëve, të ciëlt sipas tij e paragjykojnë Kiarën.

“Unë jam prind, jam shumë i prekur për shumë gjëra. Kiara është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Aty u dha një pjesë e videos dhe askush nuk mudn ta kuptonte se çfarë ishte thënë. Jam i lumtur që ato u pajtuan. Dhe kur fola me Kiarën i thashë merre Efin ne telefon, po tha e mora folëm. Prandaj unë nuk e kuptoj pse u bë kjo situatë kshtu, pse degjeneroi.Jam prekur sepse janë dhe komentet.

Këtij formati duhet t’i ndryshojnë emrin, ta quajnë ‘Lufta Civile’, jo ‘Big Brother’. Populli ka të drejtën e vet se kanë telefonat, e paguajnë vetë dhe mund të flasin, të shajnë. Por sipas meje prirjet e popullit i vendos dikush tjetër. Janë njerëz që po bëjnë gjykatësin, ose më saktë paragjykojnëe veprimet e të tjerëve. Unë e kam me opinionistët. Nëse Kiara do thoshte siç ka thënë dikush tjetër aty më përpara, që mund të bëj fëmijë dhe do i shes organet, këtu në Itali nga një formati njëjtë do ishte përjashtuar.

Por aty jo vetëm që nuk u përjashtua, por as u përmend. Kiara nga ana tjetër gjykohet pse nuk e mban kryqin, pse u vesh me të zeza. Nuk ka një argumetn tamam që të thotë Kiara ka bërë këtë. Pashë një analist që thoshte se Kiara u fut që të mos fitojë Luizi, ky ishte kulmi. Shiko Kiara nuk është futur aty për ta fituar. Të të pyes ty Bieta, do të të vinte inat që i dashuri yt të fitonte.” – tha Arben Tito. 

You may also like