‘Jam kurioze a do këndonin ndonjëherë në mes të Athinës Aurela, Flori etj’, Einxhel flet pas koncertit të Nikos Vertis

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga emrat më të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis dhuroi një natë të paharrueshme për shqiptarët në stadiumin ‘Air Albania’. Në mesin e të pranishmëve pati edhe plot fytyra publike.  Në këtë mes veçojmë Noizyn, Yll Limanin, Juliana Pashën, Sinan Hoxhën, Blerim Destanin etj.

Por, një personazh i njohur që mungoi në eventin muzikor ka shfaqur edhe kundërshtimin e saj për këtë koncert. Dhe fjala është pikërisht për prezantuesen Einxhel Shkira.  Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë. 

‘Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?

Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj.’, ka pyetur Shkira në rrjete sociale.

You may also like