Jam i dashuruar, dua të kem një vajzë

by admin
Spread the love

Hermes Nikaj njihet gjerësisht nga publiku shqiptar si Zogu i Tiranës. Edhe pse nuk është më pjesë e përditshme e ekranit shqiptar, Hermes Nikaj është aktiv në rrjete sociale, ku herë pas here edhe poston foto e video nga jeta e tij e përditshme.

Së fundmi, gazetari shqiptar ka dhënë një intervistë për revistën “Story” ku ka treguar më shumë rreth jetës së tij private. Ai ka zbuluar se aktualisht është në një lidhje dhe është shumë i lumtur. “Jam i dashuruar, i jam rikthyer një dashurie të vjetër me ndjenja të forta dhe sublime. Jam shumë i lumtur krah partneres sime”- tregoi Hermes Nikaj.

Gjithashtu, Zogu i Tiranës u shpreh se dëshiron që në të ardhmen të bëhet me fëmijë dhe shpreson që ajo të jetë vajzë. “Normal që po, e dua një gocë ishalla do Zoti! Jam tradicional dhe e dua familjen”, tha Hermes Nikaj.

Më tej, ai tregon se do t’i thoshte “PO” pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP” nëse do t’i vinte një ftesë. “Me humbjen e babit më ka rënë dhe dëshira për të qenë në ekrane. Po të më propozonin për “Big Brother VIP”, përgjigja ime është “PO”- rrëfen Hermes Nikaj për revistën “Story”.

You may also like