Jam gëzuar më shumë sesa kur më puthi fiksimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Puthja e parë mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”, i ka befasuar të gjithë. “Vëllai i Madh” u kishte dhënë detyrë banorëve të organizonin një dasmë brenda shtëpisë dhe çifti ishin pikërisht Luizi dhe Kiara ndërkohë që banorët do të luanin rolin e familjarëve të tyre.

Çifti dukeshin mjaft të bukur ku Kiara ishte vshur me një fustan nusërie dhe vello të bardhë, ndërsa Luizi me kostumin e dhëndrit.

Kristi ishte ai i cili  i dha “bekimin” dhe “kurorëzoi” çiftin në martesë dhe në momentin që ai i shpalli burrë dhe grua, ishte moderatorja ajo që bëri hapin drejt këngëtarit duke i dhuruar një puthje në buzë.

Momenti i puthjes së çiftit, është bërë virale kudo në rrjet dhe të gjithë po e komentojnë. Shumë personazhe kanë reaguar të gëzuar për konsolidimin e dyshes, ku mes tyre është përfshirë dhe këngëtarja Ronela Hajati.

Artistja publikoi një deklaratë në InstaStory ku shprehej se është gëzuar më shumë për puthjen e Luizit dhe Kiarës se sa kur ia ka dhënë fiksimi i saj. “Edhe kur më ka puthur fiksimi i jetës, nuk jam gëzuar kaq shumë sa për Luizin dhe Kiarën”, shkroi Ronela.

You may also like