Jam e shkatërruar nga vdekja e papritur e John Menzies

by admin
Spread the love

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkruar për vdekjen e  ish- Shefit të Misionit të Zyrës së SHBA-së në Kosovë, John Menzies.

”Jam e shkatërruar nga vdekja e papritur e John Menzies, një mik i vërtetë i Kosovës. Një diplomat i jashtëzakonshëm dhe parimor, John Menzies shërbeu Shef i Misionit të ShBA-së në Kosovë në kohët tona më të vështira pas luftës. Ai ishte një shkëmb për popullin tonë. Kosova i ka shumë borxh. Nuk do të harrojmë kurrë’’, ka shkruar Gërvalla në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

Menzies po ashtu shërbeu si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë nga 7 janari deri më 15 dhjetor të vitit 1996.

You may also like