Jam akoma më shumë i etur për vitin 2023 – Shqip

by admin
Spread the love

Luka Modric është një nga lojtarët kyç në formacioni  e Real Madrid, me mesfushorin kroat është një “regjizor” në mesfushën e “Los Blancos”, të cilët luftojnë në shumë fronte.

36-vjeçari ka laujtur gjithashtu një rol të rëndësishëm me Kroacinë në Kupën e Botës, ku doli i treti.

Mesfushori veteran është rikthyer në stërvitje në Madrid dhe u aktivizua nga stoli në fitoren 2-0 të Real Madridit në La Liga kundër Real Valladolid.

Përvoja e Modric do të jetë jetike në përpjekjet e madrilenëve për të mbrojtur titujt e tyre vendas dhe evropianë në muajt e ardhshëm dhe ai është gati për betejën e ardhshme.

“Jam shëruar shpejt nga e gjithë kjo (Kupa e Botës), të paktën kështu ndihem unë. Nuk ka asnjë problem, çfarëdo që duhet. Unë jam këtu, i gatshëm dhe i etur për beteja dhe sfida të reja në 2023”, ka theksuar Modric në një intervistë me gazetën kroate “Jutarnji list”.

You may also like