Jakimovski akuzon VMRO-DPMNE-në: Do Zoti që mos të vijnë në pushtet

by admin
Spread the love

Kreu i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski ka reaguar sot pas sulmit fizik ndaj këshilltarit në këtë komunë, Aleksandar Ilievskit, përcjell TV21. Jakimovski thotë se kërcënimet ndaj këshilltarit janë raportuar në polici më herët, ndërsa dyshon se të njëjtat vijnë nga VMRO-DPMNE.

“Shihet që kjo udhëheqësi i kërcënohet edhe kryetares së qyteti të Shkupit, më kërcënohen mua, i kërcënohen këshilltarëve, i kërcënohen qytetarëve dhe biznesmenëve. Unë dua të ftoj qytetarët e komunës së Karposhit që të mbyllin sytë dhe të paramendojnë se si këta do të sillen këta njerëz, mos dhashtë Zoti që të vijnë në pushtet, kur nga opozita sillen si dhunues dhe barbarë, e çka do të bëjnë nëse vijnë në pushtet në Maqedoni. Nëse më kërcënohet truproja e Hristijan Mickoskit, kjo çfarë do të thotë? Sigurimi i Hristijan Mickoskit blen toka në Dellçevë, sigurimi i Mickoskit kërcënon këshilltarët e zgjedhur nga populli, çka tregon kjo, nga vjen urdhri i drejtpërdrejt për kërcënime?“, tha mes tjerash Jakimovski.

You may also like