Jaeld Çela në të njëjtin burg me Saimir Tahirin

by admin
Spread the love

Ish-drejtori i policisë së Vlorës, i dënuar me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre është transferuar në burgun e Fierit, aty ku po vuan dënimin dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çela u dorëzua nga DAP rreth orën 14:00. Aktualisht në këtë burg ndodhet dhe Tahiri, i cili qëndron në qeli i vetëm.

Edhe Jaeld Çela, do të qëndrojë në ambientet e observimit për 14 ditët e ardhshme.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin, më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimit, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj.

Dënimi i ish-ministrit të Brendshëm, shënoi fundin e një çështje që u zvarrit prej pesë vitesh në radhët e shumë gjykatave.

Ndërsa, ndalesa në GJKKO, i dha fund fatit të Tahirit.

SPAK kërkoi 12 vite burg për Tahirin dhe ish-drejtorin e policisë Jaeld Çela.

Nga ana tjetër, mbrojtja kërkoi që Tahiri të shpallej i pafajshëm.

Çështja “Tahiri” u regjistrua në këtë GJKKO më 26 nëntor 2021.

Më parë ishte në ngarkim të Gjykatës së Lartë, ku kjo e fundit zbardhi vendimin për çështjen e ish-ministrit, ku u argumentua se ka pasur shkelje proceduriale gjatë gjykimit të tij dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela.

Gjykata vendosi prishjen e vendimit të datës 26 qershor 2020 të Apelit të GJKKO-së dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykues.

Apeli i Posaçëm, në vendimin e saj, asokohe tha se janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mosrespektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjithashtu, u vendos rrëzimi i kërkesës së të gjykuarit Jaeld Çela për zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

Saimir Tahiri dhe ish-kreu i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, u shpallën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”.

Ish-ministri u dënua me tri vite shërbim prove, ndërsa Jaeld Cela me tre vite e katër muaj burg.

Në nëntor të vitit 2017, Prokuroria e akuzoi Çelën se, në bashkëpunim me Tahirin, ndihmonin bandën e Habilajve.

Çela u vetëdorëzua në polici në maj të vitit 2020-pas dy viteve në arrati.

Gjykata e Krimeve të Rënda rëndoi ndaj Çelës, vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe e dënoi atë me 3.4 vite burgim./ Syri tv

You may also like