Jack Wilshere var këpucët në gozhdë në moshën 30-vjeçare

by admin
Spread the love

Mesfushori anglez, Jack Wilshere ka vendosur që të varë këpucët në gozhdë në moshën 30-vjeçare, duke mbyllur karrierën e tij pas eksperiencës së fundit me danezët e Aarhus.

“Ishte e vështirë të pranohej që karriera ime në kohët e fundit pësoi një rënie për shkak të disa arsyejeve që unë nuk mund ti kontrolloja.

Tani është momenti i duhur për të mbyllur këtë kapitull, kam akoma shumë për të dhënë dhe jam entuziast për atë që më pret në të ardhmen”, ka thënë ish-lojtari i Arsenalit dhe kombëtares angleze. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Facebook

You may also like