Ja pse serbët bojkotuan zgjedhjet në Veri – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komunat veriore të Kosovës u zhvilluan në mënyrë paqësore dhe pa incidente, por në një atmosferë frikësimi dhe shantazhi, që ndikoi në pjesëmarrjen e ulët.

Kurti falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për organizimin, Policinë e Kosovës për ruajtjen e sigurisë dhe qytetarët për mbështetjen e dhënë.

“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen.

Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë.

Uroj kryetarët dhe asamblistët e zgjedhur dje. Ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim. Qeveria do t’i përkrahë e ndihmojë. Sistemi institucional dhe shërbimet publike do të mund të funksionojnë më shumë e më mirë. Për mirëqenien e qytetarëve dhe të drejtat e tyre”, shkruan Kurti në FB.

Sië dihet tashmë, katër komunat me shumicë serbe në veri janë ndarë mes dy forcave kryesore shqiptare që dolën fituese: dy Vetëvendosje e dy PDK.

Qytetarët në zgjedhjet e jashtëzakonshme të së dielës zgjodhën kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, si dhe këshilltarët për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Pjesëtarët e komunitetit serb bojkotuan votimin me ftesë të Listës Serbe, e cila nuk kishte aplikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Kandidatja e vetme nga komuniteti serb ishte Sllagjana Pantovië, si kandidate e pavarur për kryetare të Zveçanit. Ajo mori pesë vota.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallën pas largimit të të gjithë përfaqësuesve të Listës Serbe, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës. Më pas serbët u larguan nga policia e Kosovës dhe gjyqësori. /tesheshi.com/

You may also like