Ja kush dua që ta fitojë

by admin
Spread the love

Moderatoja e njohur shqiptare, Elona Duro, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, tregoi emrin se kush duhet ta fitojë sipas saj spektaklin “Dancing With The Stars”.

Ndërsa u eleminua të premten e kaluar, ajo bën tifozëri për Isli Islamin. “Po të fitonte grupi im dhe të dilte grupi tjetër do të ishte Genti, këtë nisem nga pikët, disa gjëra janë të thjeshta.

Eshtë dukshme, Genti është ndër më të rrëzikuarit.   E kam të vështirë të them emra të tjerë kush e fiton, që dua unë të fitojë, është Isli, vetëm Isli”, u shpreh mes të tjerash Elona.

Kujtojmë se Elona Duro ishte ndër konkurrentet më të dashura për publikun, me karakterin e saj pozitiv. Spektakli “Dancing with the Stars” ka disa javë që ka nisur dhe konkurrentët janë në një garë të ashpër.

You may also like