Izraelitët protestojnë kundër dhunës ndaj palestinezëve nga kolonët dhe qeveria (Video-foto)

by admin
Spread the love

Qindra izraelitë protestuan dje në kryeqytetin Tel Aviv kundër dhunës së banorëve të kolonive të reja izraelite ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, të nxitur nga qeveria radikale e Benxhamin Netaniahu.

Protestuesit me flamurë izraelitë kërkonin paqe, reduktim të tensioneve dhe ndalim të kolonive të reja në tokat e pushtuara palestineze, teksa muaji i shenjtë musliman i Ramazanit dhe festivali fetar hebre i Transferimit, janë vetëm disa javë larg.

Shumë ndërmjetës të huaj janë përpjekur të sjellin uljen e tensioneve që prej riardhjes në pushtet të koalicionit radikal të Netanyahu por të paktën 60 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite vetëm në vitin 2023.

Protestuesit dënonin dhunën e javëve të fundit në Bregun Perëndimor, teksa policia u përlesh me disa protestues që tentuan të bllokonin trafikun gjatë demonstratës, sipas mediave vendase.

38-vjeçari Uri Weltmann i grupit organizator të protestës ‘Standing Together’, tha: “Në të gjithë Izraelin, këtu në Tel Aviv dhe kudo, ne protestojmë kundër këtij pogrom (masakër etnike) që u krye dje nga kolonët ekstremistë në Bregun Perëndimor. Ata e bënë këtë sepse kanë mbështetjen e qeverisë. Por ata po thellojnë pushtimin, gjakderdhjen, duke çuar vendin në një spirale dhune e përshkallëzimi”.

“Ne vijmë këtu për të ngritur zërin në protestë, si qytetarë hebrej e palestinezë të Izraelit, për të thënë: të marrë fund pushtimi dhe të avancohet drejt paqes Izrael-Palestinë”.

Më herët të hënën një sulmues palestinez vrau një shofer izraelit në Bregun Perëndimor, pasi kolonët izraelitë bastisën një fshat palestinez duke përshkallëzuar dhunën.

37-vjeçari Rula Daood, tjetër zyrtar izraelit i grupit ‘Standing Together, shtoi: “Jemi këtu sot që të demonstrojmë kundër kolonëve në Hawara që sulmuan e dogjën banesa të palestinezëve që jetojnë aty. Ne duam fundin e pushtimit, ndalimin e kolonive dhe paqe për këdo”.