Izraeli në luftë me Hamasin/ Rëndohet bilanci tragjik, shënohen 506 viktima – Shqip

by admin
Spread the love

Rreth 24 orë pas nisjes së sulmit të befasishëm të Hamasit në Izrael, raportohet për 506 viktima nga të dyja palët.

Kryeministri, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli ka hyrë në një “luftë të gjatë dhe të vështirë” pas sulmit të paprecedentë nga Hamasi që la të vdekur 250 persona. Ushtria izraelitë thotë se dhjetra izraelitë, duke përfshirë gra dhe fëmijë po mbahen peng në Gaza.

Izraeli paralajmëroi Gazën për sulme hakmarrëse dhe u kërkoi qytetarëve në Gazë që të linin shtëpitë e tyre dhe të strehoheshin në vende të tjera. Ndërkohë zyrtarët thonë se të paktën 256 njerëz kanë vdekur si pasojë e sulmeve në Gaza.

 

Luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të mbrojtjes izraelite vazhdojnë. Ka pasur gjithashtu disa raporte për sulme ajrore gjatë natës në Gaza. Kryeministri izraelit, Netanyahu ka thënë se Izraeli do të ndërpresë energjinë dhe furnizimet e tjera në zonën e bllokuar.

Dënimi ndërkombëtar i sulmit të Hamasit ka qenë i fortë, me presidentin amerikan Joe Biden që shprehu mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Amerikës për Izraelin.

 

Ndërkohë, zyrtarë të Hamasit thanë për BBC se Irani e mbështeti sulmin. Arabia Saudite ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit, duke thënë se kishte paralajmëruar vazhdimisht për rreziqet që rrjedhin nga pushtimi i vazhdueshëm./tvklan.al

You may also like