Izraeli, më shumë se 22,000 bomba amerikane në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Gazeta amerikane The Washington Post publikoi informacione se gjatë 45 ditëve të para të luftës, Izraeli hodhi më shumë se 22,000 bomba në Gaza, të cilat ishin siguruar nga Uashingtoni.

WP deklaron se armët amerikane po luajnë një rol kyç në luftën e Gazës dhe se Kongresi është informuar për shtrirjen e armatimit të Izraelit.

“Armët e prodhuara nga Amerika luajtën një rol kyç në luftë. Në muajin e parë e gjysmë, Izraeli hodhi më shumë se 22,000 bomba të drejtuara dhe të padrejtuara të furnizuara nga Uashingtoni në Gaza, sipas inteligjencës së papublikuar më parë të ofruar në Kongres. Gjatë kësaj periudhe, Shtetet e Bashkuara transferuan të paktën 15,000 bomba, duke përfshirë bomba bunker (tuneli) dhe më shumë se 50,000 predha artilerie 155 mm”, shkruan The Washington Post.

Gazeta citoi zyrtarë amerikanë të thoshin se Uashingtoni zyrtar nuk po bënte një vlerësim në kohë të përputhshmërisë së Izraelit me ligjet e luftës. /tesheshi.com/

You may also like